Nga Vendi
19 March 2026
Alternativa drejt bashkimit në VLEN, Kuvendi Qendror i jep mandat të plotë Bekim Salit

Kuvendi Qendror i Alternativës ka vendosur që partia të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN, duke hapur rrugën për një fazë të re të organizimit politik. Në këtë drejtim, është marrë edhe vendimi që, deri në përfundimin e procesit të unifikimit, të pushojnë të gjitha organet aktuale të partisë.

Po ashtu, Kuvendi Qendror ka sugjeruar që para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare të detajohen qartë të drejtat dhe detyrimet e secilit organ në strukturën e ardhshme të VLEN-it, me qëllim funksionimin e qëndrueshëm të subjektit të ri politik.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Alternativës, Bekim Sali, është autorizuar të vazhdojë negociatat për unifikimin, duke marrë mandat të plotë për vendimmarrje në këtë proces.



Të ndryshme
Më shumë
Dita e tretë e protestës në Shqipëri: Gurë, kapsolla e tension para Kryeministrisë11 December 2020
Katër persona përdhunuan një 13-vjeçare në Negotinë, Prokuroria e Kavadarit nis hetime29 January 2026
Analizë, 40 për qind e njerëzve me arsim të lartë në Maqedoni jetojnë dhe punojnë jashtë vendit! 1 March 2021