ShowBiz
19 March 2026
DJ Gimbilo reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5

DJ Gimbo ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij për përkrahjen gjatë qëndrimit në këtë format.

Në postimin e tij, ai shkruan:

“Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështetur gjatë qëndrimit tim në Big Brother. Dashuria, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhënë forcë për të vazhduar edhe në momentet më të vështira. Pa ju, ky rrugëtim nuk do të kishte kuptim.

Po më vijnë shumë mesazhe prej jush dhe sinqerisht nuk po mund t’i kthej të gjitha, por dijeni që i lexoj dhe i vlerësoj pa masë. Respekt pa fund për secilin prej jush, ju dua shumë! ”

Reagimi i tij është pritur me komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë mbështetur vazhdimisht edhe pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Po monitorohet situata epidemiologjike në të gjithë vendin19 August 2021
155 raste të reja me COVID-19 dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit 7 August 2020
Maqedoni: S’ka ndalesa të gjata në pikat kufitare 9 August 2021