Nga Vendi
24 July 2020
Arifi: BDI nuk paraqet kurrë ide për të shantazhuar dikë

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi për “TV24” vendi duhet të ketë një qeveri që qëndron në linjën e zbatimit të organizatës Euro-atlantike

“Vendi duhet të ketë një qeveri që qëndron në linjën e zbatimit të organizatës Euro-atlantike. Kemi nevojë për një qeveri si rezultat i bisedimeve dhe negociatave konkrete dhe të cilat do të jenë në të njëjtën linjë”, tha Arifi.

“Një kryeministër shqiptar ishte një ide e saktë politikisht, për të cilën ia vlente të flitej. Atmosfera e procesit të bisedimeve do të tregojë se cili do të jetë realizimi i kësaj ideje. BDI nuk është një parti grindëse, por njerëzit thjesht besojnë tek ne. BDI nuk paraqet kurrë ide për të shantazhuar dikë, por ide për përparim më të madh në shoqëri”, tha Arifi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bekim Sali: Nuk ka më të mirë se kandidatja e VMRO-së për Shkupin Danella Arsovska29 September 2021
Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit10 November 2025
Fatbardh Dauti në Bruksel, përfaqëson perspektivën shqiptare në debatin për zgjerimin e BE-së16 November 2026