Nga Bota
22 March 2026
Raport, dyshime për plan të inteligjencës ruse për atentat ndaj Orbanit para zgjedhjeve

Një raport i publikuar nga The Washington Post hedh dyshime mbi një plan të mundshëm të Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë për të organizuar një atentat ndaj kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, me qëllim ndikimin në zgjedhjet parlamentare të prillit.

Sipas raportimit, i bazuar në të dhëna nga një shërbim inteligjence evropian, një njësi e SVR-së kishte shprehur shqetësime për rënien e mbështetjes publike për Orban dhe kishte propozuar masa drastike për të ndryshuar rrjedhën e fushatës zgjedhore.

Në një dokument të brendshëm përmendet nevoja për një “përpjekje për vrasje”, me synimin për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet socio-ekonomike drejt sigurisë dhe stabilitetit, duke krijuar një efekt emocional në elektorat.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë incident konkret dhe as konfirmim të pavarur publik për ekzistencën apo zbatimin e një plani të tillë.

Viktor Orbán njihet për qëndrimet e tij më të afërta me Moskën në raport me disa vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa zëdhënësi i tij, Zoltan Kovacs, nuk ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve.

Burimi, The Washington Post



Të ndryshme
Më shumë
ASH: Jemi 2500 vota para në Gostivar31 October 2021
Arben Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i Ministrit të Shëndetësisë15 May 2025
Festa Qoqaj e ndez rrjetin me pozat në fustan duke theksuar të pasmet22 October 2021