Nga Vendi
23 March 2026
TVSH 10 përqind për karburantet nga 24 marsi, DAP paralajmëron kontrolle të përforcuara

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka njoftuar se nga 24 marsi deri më 6 prill 2026 do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e burimeve të energjisë, përkatësisht karburanteve.

Vendimi është marrë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një seancë të jashtëzakonshme, ndërsa masa do të hyjë në fuqi nga ora 00:01 e datës 24 mars deri në orën 24:00 të datës 6 prill.

Sipas DAP, tatimpaguesit që merren me tregtinë me pakicë të karburanteve dhe lubrifikantëve janë të detyruar të përshtatin sistemet fiskale dhe listat e çmimeve në kohë, në mënyrë që të zbatojnë saktë normën e re të TVSH-së. “DAP informon se të gjithë tatimpaguesit që kryejnë tregti me pakicë të karburanteve motorike dhe lubrifikantëve janë të detyruar të zbatojnë me kohë listën tarifore nga vendimi”, thuhet në njoftim.

Institucioni thekson se zbatimi i kësaj mase duhet të jetë në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa paralajmëron kontrolle të përforcuara në terren dhe masa për çdo parregullsi të evidentuar.



Të ndryshme
Më shumë
Arsovska: Shilegov të japë llogari se ku i shpenzoi 11 milionë euro nga shitja e Shtëpisë së Qytetit13 October 2021
Gostivar, grushta prindërve dhe familjarëve të tjerë21 June 2021
Pas lajmeve për ndarjen nga Melisa, reagon Andi17 June 2021