Nga Bota
24 March 2026
Japonia nxjerr në shitje rezervat shtetërore të naftës për shkak të shqetësimeve për furnizimin

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë shitjen e një pjese të rezervave shtetërore të naftës, si masë për të përballuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin.

Në një reagim në platformën X, Takaichi u shpreh se nga kjo javë, më 26, do të fillojë nxjerrja në treg e rezervave kombëtare, duke theksuar se vendimi synon stabilizimin e situatës energjetike.

Ajo bëri të ditur se Japonia ka përdorur tashmë rezervat private gjatë javës së kaluar, për të siguruar sasinë e nevojshme të furnizimit në nivel kombëtar.

Sipas raportimit të BBC, rreth 95% e naftës që përdor Japonia kalon përmes Ngushtica e Hormuzit, çka e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj çdo zhvillimi që ndikon në këtë korridor strategjik.

Burimi: BBC, transmeton Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Stresi bëhet pjesë e fushatës të Sali Berishës 1 May 2025
Këngëtarja shqiptare e thotë hapur se e ka pasur simpati Ermal Fejzullahun26 October 2021
Merkel: Merreni seriozisht koronavirusin, rreziku ende s’ka kaluar27 June 2020