ShowBiz
1 October 2026
Kompozitori Adrian Hila paraqitet në Polici

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur këtë mbrëmje pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje prej orës 20:00, pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime me disa personazhe publike.

Ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletëthirrje për t’u paraqitur pranë institucioneve, pas publikimit të videove intime të filmuara në studion e tij muzikore.

Më herët, kishte deklaruar se ishte i shokuar nga rrjedhja e videove online, teksa pretendon se edhe vetë është viktimë e kësaj situate, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, paraqitja e tij në ambientet e Policisë së Tiranës vjen në një kohë kur autoritetet po hetojnë rrethanat që lidhen me publikimin dhe shpërndarjen e këtyre materialeve.

Përmbajtja intime është përhapur në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje të madhe publike, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se si videot kanë përfunduar.

Pas marrjes në pyetje të kompozitorit, pritet që autoritetet të vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe personat që mund të jenë përfshirë në publikimin e materialeve.

Pjesë e videove kanë qenë disa nga emrat e njohur në industrinë muzikore shqiptare. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në pallatet shumëkatëshe në Hong Kong, shkon në 44 numri i viktimave, qindra të zhdukur27 November 2025
“Akuzat e Dick Marty-t nuk çuan askund”, Thaçi: Ishin justifikim për themelimin e Speciales11 September 2026
Reuters nga Tirana: Protestuesit paqësorë të verës u ndien të padëgjuar, tash ka gurë e gaz lotsjellës16 October 2026