Nga Rajoni
25 March 2026
Gjykata Kushtetuese i jep 34 ditë Kuvendit për zgjedhjen e presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke i dhënë Kuvendit një afat të përcaktuar për përfundimin e kësaj procedure.

Sipas aktgjykimit, deputetët kanë në dispozicion 34 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit për të zhvilluar dhe përmbyllur zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në vendim thuhet se, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë tridhjetë e katër ditë për të përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka sqaruar gjithashtu se dekreti i presidentes, i datës 6 mars, për shpërndarjen e Kuvendit nuk prodhon efekt juridik.

Aktvendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa nga ky moment nis edhe rrjedhja e afatit për zgjedhjen e presidentit.



Të ndryshme
Më shumë
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)26 June 2020
“I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë…”, flet shqiptari që iu ndihmoi gjermanëve pas vërshimeve19 July 2021
Maqedoni: 19 qytete pa raste aktive me COVID-19, prej 12 korrikut fillon vaksinimi pa termin 6 July 2021