Nga Vendi
25 March 2026
Filipçe mohon zërat për shkarkim: “Janë thashetheme kafeneje”

Kryetari i LSDM, Venko Filipçe, ka hedhur poshtë zërat për shkarkimin e tij, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pa argumente konkrete.

Në një intervistë në emisionin “Top Tema” në Telma TV, ai deklaroi se “iniciativat për shkarkimin tim janë thashetheme kafeneje, për momentin ato reduktohen në disa letra të papërshkruara drejtuar mediave, ku askush nuk tregon cilat janë problemet dhe arsyet”.

Filipçe theksoi se është i hapur për debat mbi çdo çështje brenda partisë, por rikujtoi edhe përçarjet e mëhershme në LSDM. Ai përmendi largimin e një grupi që u bashkua me Lëvizja ZNAM, duke shtuar se kjo lëvizje nuk solli ndryshime reale.

Sipas tij, “një lëvizje e vogël që u bë nënkontraktore e politikave kriminale të VMRO-DPMNE-së dhe vetëm disa njerëz patën përfitime financiare nga ajo histori, ndërsa partia u dobësua dhe nuk pati kontribut thelbësor”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë debatesh të brendshme në skenën politike në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Eurodeputeti bullgar: Bullgarët diskriminohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni17 September 2021
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, kërcënimet e Iranit rrisin çmimet globale të energjisë 3 March 2026
Gruaja merret peng nga turma në Pakistan, i grisin rrobat, e prekin seksualisht teksa bënte video për TikTok26 August 2021