Sport
28 March 2026
Kosova “pushton” kërkimet në Turqi para finales vendimtare për Botërorin 2026

Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026 ka rritur ndjeshëm interesimin ndërkombëtar për “Dardanët”, duke e kthyer ekipin në një nga temat më të diskutuara online.

Përveç reagimeve në Sllovaki, ku humbja u cilësua “e dhimbshme”, vëmendja është zhvendosur edhe në Turqi, ku në 24 orët e fundit, Kosova është kthyer në trendin kryesor të kërkimeve në internet.

Sipas të dhënave nga Google Trends, termi “Kosova” ka shënuar rritje prej 650% në kategorinë “Top kërkimet”. Ndërkohë, në “Kërkimet në rritje”, shprehje si “Bileta për ndeshjen Kosovë-Turqi” kanë arritur nivelin “Breakout”, që nënkupton një rritje mbi 5,000%, duke reflektuar një interes të menjëhershëm dhe masiv.

Kjo rritje e interesimit lidhet drejtpërdrejt me përballjen e ardhshme mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë.

Ndeshja finale e play-off-it, që nis në orën 20:45, do të përcaktojë skuadrën që siguron një vend në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron ulje të çmimeve të derivateve nga e hëna20 June 2026
A po e njihni këtë këngëtare?18 June 2021
Pasi tha se nuk do të këndojë më shqip, Fero shpreson të bëhet i famshëm në Amerikë15 October 2021