Nga Vendi
29 March 2026
Mijëra amvisëri të kyçura ilegalisht në ujësjellësin e Tetovës

Mbi 18 mijë amvisëri dhe biznese në Tetovë rezultojnë të kyçura ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe probleme serioze me furnizimin me ujë për qytetarët.

Sipas drejtorit të NPK Sharri, Valon Zeqiri, numri i konsumatorëve që nuk paguajnë është alarmant. Ai theksoi se vetëm rreth 70 për qind e qytetarëve kryejnë pagesa të rregullta, ndërsa mijëra të tjerë shfrytëzojnë ujin pa asnjë kompensim, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për ndërmarrjen. “Diku 16-18 mijë klientë nuk paguajnë, kjo është një humbje shumë e madhe”, u shpreh ai.

Situata reflektohet drejtpërdrejt te furnizimi me ujë, sidomos në lagjet e larta si Drenoci, ku banorët ankohen për mungesë të vazhdueshme. “Me ujin katastrofë është, nuk ka aspak, nga mali mbushim ujin”, tha një banor, ndërsa një tjetër shtoi se gjatë verës situata bëhet edhe më e rëndë.

Nga ndërmarrja apelohet që qytetarët të regjistrohen dhe të legalizojnë kyçjet, duke paralajmëruar se gjobat për lidhje ilegale arrijnë deri në 60 mijë denarë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Investitorët kërkojnë ndihmë shtesë22 June 2020
Deklaratë kundërthënëse e komikes amerikane për Donald Trampin28 May 2020
MPB zbardh rrahjen brutale të djeshme të nxënësve nga shkolla fillore “Dituria” në Saraj13 December 2025