Nga Vendi
31 March 2026
UNT sensibilizon për autizmin dhe sindromën Down, bashkon ekspertë dhe prindër në një panel gjithëpërfshirës

Në Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u organizua një panel diskutimi në kuadër të Ditëve Botërore të Autizmit dhe Sindromës Down, me fokus ndërgjegjësimin dhe përfshirjen sociale.

Aktiviteti mblodhi studentë, profesorë dhe profesionistë, ndërsa në panel kontribuuan Brixhida Muça nga qendra “Lumturo Dhimbjen”, Griselda Geci nga qendra Fluturo për Jetën, Ermira Et'hemi nga “Klubi i Prindërve të fëmijëve Specialë”, si dhe prindi Afrim Bajrami.

Diskutimet u drejtuan nga Nita Beluli Luma dhe Mirlinda Bilalli, të cilat sollën perspektiva profesionale dhe akademike mbi sfidat dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme.

Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte se “zhvillimi njerëzor nuk është linear apo uniform”, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse që respekton diversitetin.

Ngjarja u shoqërua edhe me aktivitete kreative të studentëve, duke e kthyer panelin në një thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe humanizëm.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi nga Struga: Ramiz Merko ja ka FIKUR dritat politikisht atij që nuk pati guxim t’i del përball12 October 2021
Bekim Sali takon Alain Berset, konfirmohet mbështetja e Këshillit të Evropës për reformat në Maqedoninë e Veriut 8 May 2026
Filipçe: Mungojnë informacionet për pamjen klinike të pacientëve të infektuar me virusin delta, i rëndësishëm është vaksinimi 8 July 2021