Nga Rajoni
31 March 2026
Ambasada amerikane mbështet Kosovën para ndeshjes vendimtare me Turqinë

Pak orë para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për kualifikueset e Botërorit, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dhënë një mesazh mbështetës për kombëtaren.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada publikoi fotografi të stafit të veshur me fanellat e Kosovës, duke shprehur mbështetje të hapur për ekipin. Në mesazhin e saj thuhet se “nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim, luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje shihet si një moment historik për Kosovën, e cila synon kualifikimin në Botëror, pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë disa ditë më parë.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 dhe pritet të ndiqet me interes të madh nga tifozët, ndërsa transmetimi do të bëhet në Top Channel dhe DigitAlb.



Të ndryshme
Më shumë
Mbyllet vendkalimi kufitar “Niki” mes Greqisë dhe Maqedonisë22 July 2020
Shënohen edhe 87 raste me coronavirus në Kosovë, shërohen 31 persona28 June 2020
Protesta e PD para Kryeministrisë/ Berisha e quan ‘Foltore 2’, zbulon misionin e saj17 November 2025