Nga Vendi
31 March 2026
Rriten pagat në MPB, punonjësit përfitojnë shtesë lineare nga marsi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të gjithë punonjësit e saj do të përfitojnë rritje page duke filluar nga muaji mars 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, rritja lineare arrin në 2.470 denarë në bruto dhe vjen në përputhje me të dhënat për pagën minimale. Nga institucioni theksojnë se “është kryer rritje lineare e pagës për punonjësit e MPB-së në shumën bruto prej 2.470 denarë, duke filluar me pagën për muajin mars 2026”.

Autoritetet bëjnë të ditur se në periudhën e ardhshme, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Punët e Brendshme, do të shqyrtohet edhe mundësia për rritje të mëtejshme të pagave.

Në të njëjtën kohë, MPB thekson se vazhdon angazhimin për përmirësimin e kushteve të punës dhe standardit të punonjësve, me qëllim forcimin e sigurisë për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Dr. Meral Uzeiri Ferati: Rrugëtimi sfidues i gruas drejt suksesit në jetën publike 5 April 2026
Francë, në pikëpyetje nëse ndalimi i rrjeteve sociale për nën 15 vjeç do të hyjë në fuqi në shtator21 July 2026
Egli Tako na prezanton me dhuratat që pranoi për ditëlindje15 September 2026