Nga Rajoni
1 April 2026
Blerta Deliu: PDK nuk ka kërkuar hise në pushtetin e Albin Kurtit

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka deklaruar se partia e saj nuk ka kërkuar asnjëherë pjesë në pushtetin e Albin Kurti, pavarësisht takimeve që janë zhvilluar ndërmjet tij dhe Bedri Hamza.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Deliu u shpreh se “z. Hamza asnjëherë nuk është ulur në tavolinë për të kërkuar hise në pushtet. Ne nuk kemi kërkuar hise në pushtetin e Albin Kurtit. Janë shumë çështje që Partinë Demokratike të Kosovës e ndajnë me të”.

Ajo shtoi se gatishmëria për takime ka qenë në funksion të proceseve shtetërore, duke theksuar se “kemi konsideruar, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën që Presidenti është zgjedhur me marrëveshje politike, të ulemi. Ne nuk jemi inatçor që ta kolapsojmë një shtet për raportet tona me Albin Kurtin”.

Burimi: Klan Kosova



Të ndryshme
Më shumë
Votojnë krerët e politikës në Kosovë, ja mesazhet që dhanë14 February 2021
Vrasja në Çashkë, propozohet masa e paraburgimit për një person 7 November 2025
Paga mesatare për muajin korrik ishte 28.540 denarë21 September 2021