Nga Vendi
2 April 2026
Rriten pagat për administratën e kopshteve, marrëveshje për shtesë 7% çdo vit

Punonjësit administrativë në kopshte pritet të përfitojnë rritje pagash, pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjve dhe Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Sipas njoftimit të sindikatës, pagat do të rriten me 7% shtesë çdo vit, për një periudhë trevjeçare, duke reflektuar angazhimin për përmirësimin e kushteve ekonomike të këtij sektori.

Në deklaratë thuhet se “dialogu social dhe partneriteti me Ministrinë kanë rezultuar me një marrëveshje që garanton rritje të vazhdueshme të pagave për administratën në kopshte”.

Ndërkohë, grupet e përbashkëta të punës nga të dyja palët do të vijojnë procesin për finalizimin e Marrëveshjes së re Kolektive, e cila pritet të rregullojë në mënyrë më të detajuar të drejtat dhe detyrimet e punonjësve.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Imunizimi është faktor kyç për dalje nga kriza 7 September 2021
Më 19 nëntor fillon gjyqi për tragjedinë në Koçan, familjarët e viktimave do të marshojnë edhe sot rrugëve të qytetit 8 November 2025
Tiktok kthen modën e viteve ’9029 October 2021