Nga Rajoni
2 April 2026
PDK tërheq rezolutën për të vërtetën historike, akuzon për shmangie përgjegjësie

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr përkohësisht nga procedura parlamentare një rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së Kosovës, pasi kërkesa që ajo të vendosej si pikë e parë e rendit të ditës nuk u mbështet.

Sipas PDK-së, refuzimi nga Lëvizja Vetëvendosje për ta trajtuar këtë çështje si prioritet përbën shmangie nga përgjegjësia institucionale, ndërsa për të shmangur një votim të dështuar, deputetët e saj kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

“Refuzimi për ta trajtuar këtë çështje si prioritet nuk është vendim procedural, por shmangie nga përgjegjësia për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe respektimin e viktimave të luftës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Rezoluta synonte dënimin e çdo shtrembërimi të fakteve historike dhe kërkonte vendosjen e standardeve të qarta institucionale në trajtimin e historisë së luftës së Kosovës.

PDK ka paralajmëruar se do ta rikthejë këtë çështje në Kuvend, duke kërkuar mbështetje më të gjerë politike dhe shoqërore.

Burimi: Klan Kosova



Të ndryshme
Më shumë
Finlanda ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla 1 May 2025
Zaev shpreh ngushëllime për viktimat e Gllogjanit27 November 2021
Mbi 200 mijë njerëz shkojnë në funeralin e Charlie Kirk22 September 2025