Nga Vendi
11 September 2026
VLEN: Rasti i Llaskarcës është dështimi i gjyqësorit

Partia VLEN pjesë e pushtetit sot ka reaguar kundër vendimit për lirimin e të burgosurve nga rasti Durmo Turs. Sipas VLEN besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë thonë ata.

Kumtesa e plotë:

Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund.

Edhe në dhjetor paralajmëruam se “Durmo Turs”, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve.

Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë.

Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit.

Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero. 



Të ndryshme
Më shumë
1 mijë testet e marra donacion nga Serbia nuk janë përdorur asnjëherë, Kosova do të paguaj për t’i asgjësuar ato 2 August 2021
Shoqata e Gjyqtarëve të Maqedonisë: Vrasja e gjyqtarit nga Shqipëria është një sulm i rëndë ndaj pavarësisë dhe dinjitetit të funksionit të gjyqësorit 7 October 2025
Bekteshi siguron: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjis elektri13 September 2021