Nga Bota
4 April 2026
Avion amerikan rrëzohet në jug të Iranit, një anëtar i ekuipazhit ende i zhdukur

Një avion luftarak amerikan është rrëzuar në jug të Iran, duke vënë në lëvizje një operacion intensiv kërkimi për një nga anëtarët e ekuipazhit që rezulton ende i zhdukur.

Bëhet fjalë për një avion tip F-15, në bordin e të cilit ndodheshin dy persona. Piloti ka arritur të shpëtojë, ndërsa oficeri i sistemeve të armëve mbetet i paidentifikuar dhe fati i tij është ende i paqartë.

Autoritetet iraniane kanë nisur kërkimet në zonën e rrëzimit, ndërsa mediat shtetërore raportojnë se qytetarëve u është bërë thirrje të ndihmojnë për gjetjen e ushtarakut amerikan “të gjallë”, duke ofruar edhe shpërblime financiare.

Ndërkohë, tensionet janë përshkallëzuar më tej pas pretendimeve nga ana e Iranit se është rrëzuar edhe një avion i dytë amerikan mbi Gjirin Persik. Sipas raportimeve, një A-10 Warthog është qëlluar gjatë një misioni kërkim-shpëtimi, ndërsa piloti ka arritur të katapultohet dhe të shpëtojë.

Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Shqipëria – destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun e energjisë22 June 2021
Shtetasit e Shqipërisë dyshohen për transport ilegal të emigrantëve në Maqedoni18 November 2025
Në ndeshjen Serbi – Shqipëri mund të ketë vetëm tifozë të “rrallë”29 September 2025