Nga Rajoni
4 April 2026
Dorëzim-pranimi i detyrës në Presidencë, rikujtohet zgjedhja e Vjosa Osmanit me 71 vota

Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet sot në orën 16:00 në Kabinetin e Vjosa Osmani, njoftoi zyra e Presidencës.

Në këtë kontekst rikujtohet edhe procesi i zgjedhjes së saj në krye të shtetit. Kuvendi i Republikës së Kosovës e zgjodhi Osmanin presidente më 4 prill 2021, në një seancë të jashtëzakonshme, me 71 vota “për” në raundin e tretë të votimit.

Procesi i votimit kaloi në tri raunde, pasi në dy raundet e para asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme. Në votimin përfundimtar morën pjesë 82 deputetë, ku përveç votave në favor të Osmanit, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa kandidati tjetër nuk mori mbështetje.

Pas shpalljes së rezultatit, Osmani bëri betimin para deputetëve dhe u intonua himni shtetëror i Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-DPMNE-ja publikoi edhe 10 kandidatë për kryetarë komunash30 August 2021
Taravari godet ish-eksponentët e BDI-së: “Të flasësh për ndryshim pasi je verbuar nga pushteti, është qesharake”13 May 2025
Filipçe: Nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19, të hënën propozojmë masa të reja16 October 2020