Nga Vendi
4 April 2026
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Shkup për të drejtën e provimit në shqip

Unionet e studentëve nga universitetet shqiptare në vend kanë paralajmëruar protestë më 6 prill në Shkup, duke kërkuar zgjidhje për atë që e cilësojnë si padrejtësi të vazhdueshme ndaj studentëve të drejtësisë.

Protesta do të nisë nga Ura e Gurit në orën 12:30, ndërsa organizatorët u bëjnë thirrje mediave dhe shoqërisë civile për mbështetje dhe sensibilizim.

“Zëri juaj ka qenë thelbësor në ngritjen e kësaj çështjeje dhe në informimin e drejtë të opinionit publik. Sot, më shumë se kurrë, kjo mbështetje na duhet edhe më tej”, thuhet në reagimin e studentëve.

Ata theksojnë se problemi kryesor mbetet pamundësia për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pavarësisht se kjo, sipas tyre, është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Thirrja është nënshkruar nga unionet e Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti i Evropës Juglindore, të cilët kërkojnë që çështja të marrë zgjidhje konkrete.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti përkujton Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij: Librat e profesorit, jeta e tij na mbajnë fort në rrugë të drejtë për të ecur përpara17 June 2021
‘Ishte diçka e frikshme’, Justin Bieber flet për herë të parë për sëmundjen e partneres së tij18 March 2022
Kurti optimist pas takimeve me Hamzën dhe Abdixhikun: Kemi shpresë për avancim11 July 2026