Nga Rajoni
6 April 2026
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun, synohet marrëveshje për presidentin pa zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kaluar në një atmosferë konstruktive, duke shtuar se dialogu i vazhdueshëm mund të çojë drejt një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit.

Pas takimit në Kuvend, Kurti u shpreh optimist për javët në vijim, duke theksuar se ekziston vullnet për të shmangur zgjedhjet e reja. “Me takime të këtilla mund të arrijmë një marrëveshje politike. Nuk mund të them se e kemi sot, por atmosfera konstruktive dhe vullneti për t’i shmangur zgjedhjet e reja më bën optimist për këto tri javët e mbetura”, tha ai.

Ai shtoi se në këtë fazë nuk do të bëhen publike emra konkretë, përderisa nuk ka një dakordim mes palëve, duke theksuar se propozimet duhet të prodhojnë rezultate të qarta.

Kurti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e sigurimit të një shumice të qëndrueshme parlamentare për zgjedhjen e presidentit. “Vetëm një shumicë prej 84 ose 85 deputetë do të na bënte komodë. Numri 80-81 nuk duhet të jetë synimi, por rezultati minimal”, deklaroi ai.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN akuzon për përçarje në BDI, Grubi cilësohet arkiva e gjallë e skemave partiake26 February 2026
Shqipëri, dy viktima dhe 67 raste të reja me koronavirus 4 July 2020
Ëndrra e çdo vjehrre! Tolgahan fiton zemrat e të gjithëve me veprimin e fundit për nënën e Almedës30 July 2021