Nga Vendi
7 April 2026
Qeveria miraton Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, hap i rëndësishëm për administratën multietnike

Qeveria miratoi sot Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e bërë këtë parim kushtetues të detyrueshëm për të gjitha institucionet shtetërore. Zëvendëskryeministri Bekim Sali deklaroi se ligji vjen pas shfuqizimit të “balancuesit” nga Gjykata Kushtetuese dhe pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të harmonizuar juridikisht.

Sali tha se ligji parasheh krijimin e një trupi koordinues që do të monitorojë zbatimin, si dhe harmonizimin e legjislacionit brenda 6 muajve. “Qeveria e miratoi Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke përmbyllur një proces të rëndësishëm që ka kaluar në disa faza dhe që është ndërtuar me kujdes, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, u bë edhe më e qartë se shteti nuk mund të vazhdojë më me zgjidhje të pjesshme apo me mekanizma të përkohshëm. Duhej ligj. Dhe sot, pas gjithë këtij procesi, ne kemi një ligj të tillë”, deklaroi Sali.



Të ndryshme
Më shumë
Ziadin Sela hedh votën e tij, has probleme me indetifikimin e gishtit17 October 2021
Sulm i armatosur në Darkën e Korrespondentëve në SHBA, i dyshuari veproi i vetëm26 April 2026
“Ama sot ti nuk je…”, a e ka me Borën apo Beatrixin Donaldi?18 March 2022