Nga Vendi
13 July 2020
Porosia e fundit e Ali Ahmetit

Të dashur miq, motra e vëllezër, Rrugëtimi jonë për kauzën tonë shumë të rëndësishme, kauzën tonë shqiptare, po ec në mënyrën më të mirë të mundshme për arsye se u përqafua fuqishëm nga të gjithë ju. Në këto zgjedhje, ne shqiptarët po shkruajmë historinë së bashku, ne po realizojmë ëndrrën tonë. Ëndrra jonë për ti prirë këtij vendi, ëndrra jonë për ndërtimin e një shoqërie plotësisht të barabartë, po realizohet. Për herë të parë në histori, nuk janë vetëm dy parti maqedonase që kandidojnë për Kryeministër, këtë herë edhe ju mund të votoni për Kryeministrin tuaj, Kryeministrin e parë shqiptar. Zgjedhja në këto zgjedhje është e qartë: Ose e çoni votën dëm, ose e vazhdoni binomin e pushtetit etnocentrik maqedonas ose votoni numrin 9 për Kryeministrin e parë shqiptar dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të tjer?. Fuqia është në duart tuaja tani. Vota juaj vendos për të ardhmen e vendit, të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj - më shumë se kurrë. Vota juaj vendos për të ardhmen e komunitetit shqiptar në Maqedoninë Veriore. Ju e dini më së miri se cili është vendimi i duhur - Unë vetëm ju bëj thirrje që të përdorni të drejtën tuaj të votës dhe të bindni familjarët tuaj, miqtë tuaj dhe fqinjët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Dilni dhe votoni, thuajuni miqve që të mos humbasin mundësinë për të shkruar historinë shqiptare. Ëndrra juaj vlen, realizoni ëndrrën tuaj sepse gjithësecili prej jush VLEN!!! ? VOTO 9 #AA



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi10 October 2025
Putin uron Iranin për Nevruzin dhe thekson aleancën me Teheranin22 March 2026
Macron: 15 shtete angazhohen për rifillimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit 8 April 2026