Nga Vendi
7 April 2026
Aleanca për shqiptarët: Rruga Tetovë–Prizren nuk ka nisur, po shitet si projekt i kryer

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me rrugën Tetovë–Prizren, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe në kundërshtim me realitetin.

Në reagimin publik thuhet se pretendimi se projekti “ka filluar” nuk qëndron, pasi sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Transportit, projekti është ende në fazë fillestare dhe po përgatitet dokumentacioni, ndërsa nuk ka procedurë tenderimi dhe as nisje të punimeve.

Nga kjo parti theksojnë se paraqitja e ndërhyrjeve lokale si projekt ndërkufitar përbën manipulim, duke ngritur shqetësimin për, siç thuhet, krijimin e një realiteti të rremë për qytetarët. Sipas tyre, ekziston një kontradiktë e qartë mes qeverisë që flet për projektim dhe komunës që pretendon ndërtim.

“Pse qytetarëve po u thuhet e kundërta? Kjo nuk është gabim. Është krijim i një realiteti të rremë”, thuhet në reagim, duke shtuar se “kur faktet janë të qarta, përfundimi është i vetëm, qytetarëve po u shitet propagandë si realitet”.



Të ndryshme
Më shumë
Thaçi: Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së18 July 2020
Filipçe: "VMRO-ja i ka gënjyer qytetarët me vite" – kërkon falje publike nga Mickoski14 May 2026
Hungarezët protestojnë kundër projektligjit të kryeministrit Orban për LGBTI-në15 June 2021