Nga Vendi
8 April 2026
Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë shënon hap historik për barazinë në institucione

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka theksuar se miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat shënon një moment të rëndësishëm për rikthimin e drejtësisë dhe barazisë reale në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fetai deklaroi, “Ligji i ri i vendos fund praktikës së përdorimit të parimit të përfaqësimit të drejtë si instrument politik. Ai mbyll zbrazëtitë juridike që për vite janë shfrytëzuar për qëllime të politikës ditore dhe vendos kornizë të qartë, të detyrueshme dhe transparente për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.”

Sipas tij, për herë të parë ky parim institucionalizohet me mekanizma konkretë që e bëjnë të pamundur manipulimin dhe keqpërdorimin e tij. Fetai shtoi se miratimi i ligjit është rezultat i angazhimit të gjatë dhe këmbëngulës për ta kthyer përfaqësimin e drejtë nga një slogan politik në një standard ligjor dhe institucional.

Ky ligj, sipas zyrtarit, hap rrugën për administratë më të drejtë, më profesionale dhe më të besueshme për qytetarët, duke i dhënë fund praktikave të vjetra të manipulimit.



Të ndryshme
Më shumë
Një befasi e mirë te Chlesea, Ziyech shfaqet në stërvitje me klubin11 July 2020
Alarm për sigurinë kibernetike në Evropë, mbyllen përkohësisht disa faqet online21 October 2026
Mickoski: Ka fushatë të organizuar bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk do të pranojmë kushte të reja26 June 2026