Nga Rajoni
9 April 2026
Osmani përkujton Betejën e Koshares, thirrje për ruajtjen e lirisë dhe shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Koshares, duke nderuar sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së dhe duke theksuar rëndësinë historike të kësaj beteje për lirinë e vendit.

Në mesazhin e saj, Osmani u shpreh se “sot, në përvjetorin e Betejës së Koshares, u përulem me nderimin më të lartë para atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë”, duke vënë në pah sakrificën e familjeve që humbën më të dashurit e tyre në luftë.

Ajo theksoi se Kosharja përfaqëson një moment kyç në historinë kombëtare, duke shtuar se “Kosharja ishte momenti kur u thye një kufi i padrejtë dhe u hap rruga e lirisë”, ndërsa e cilësoi si dëshmi të fuqisë së vullnetit për liri.

Osmani nënvizoi gjithashtu se kujtimi i kësaj beteje nuk lidhet vetëm me të kaluarën, por edhe me përgjegjësinë e së tashmes, duke deklaruar se “detyrimi ynë është i qartë, ta mbrojmë Republikën me të njëjtin përkushtim me të cilin ata e fituan lirinë”.

Përkujtimi i Betejës së Koshares mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke simbolizuar sakrificën për liri dhe ndërtimin e shtetit.



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: Kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike të kurbaneve19 July 2021
Shpikjet teknologjike që ndryshuan jetën e njerëzve 4 March 2026
Ramush Haradinaj i futet edhe biznesit të ndërtimit28 June 2021