Sport
27 July 2020
Liga e Kampionëve: Barcelona me vetëm një qendërmbrojtës kundër Napolit

 

Barcelona do të përballet me mungesa të theksuara në mbrojtje në takimin kthyes kundër Napolit në 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Barcelona e pret Napolin në Camp Nou më 8 gusht, për ndeshjen e kthimit në rundin e 16 më të mirëve, me takimin e parë në Itali që u mbyll baras 1:1

Por para këtij takimi, Barça mori lajme të këqija të dielën, jo vetëm sepse ekipi i vet B e humbi ndeshjen e play-offit kundër Sabadell, por edhe për shkak të lëndimit të Ronald Araujo.

Qendërmbrojtësi uruguaian ka luajtur për ekipin e parë kah fundi i këtij sezoni, por u lejua të marrë pjesën në ndeshjen e ekipit B për promovim në Segunda Division dhe fatkeqësisht për të pësoi lëndim në nyjën e këmbës së djathtë.

Edhe pse ende nuk i ka kryer testet për ta mësuar shkallën e dëmtimit, 21-vjeçari është në dyshim për ndeshjen e 8 gushtit kundër Napolit.

Kjo do të paraqesë problem për trajnerin Quique Setien, pasi qendërmbrojtësit tjetër, Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet janë të lënduar, po ashtu, dhe pritet të mungojnë.

Kjo bën që Gerard Pique të jetë qendërmbrojtësi i vetëm 100% i gatshëm për të luajtur.

Ndërkohë, Arturo Vidal dhe Sergio Busquets janë të suspenduar. 



Të ndryshme
Më shumë
Bëhet viral rrëzimi i Beniadës në Big Brother VIP28 January 2022
Arifi: BDI nuk paraqet kurrë ide për të shantazhuar dikë24 July 2020
Mbahet tubi në Zhelinë, mesazh për zhvillim e mbrojtje të vlerave kombëtare11 October 2025