Nga Vendi
7 March 2026
Vendosen gurthemelet e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Në Shkup janë vendosur gurthemelet e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një projekt që konsiderohet ndër investimet më të mëdha në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Sipas tij, projekti kap vlerën prej rreth 42 milionë eurosh dhe parashikon ndërtimin e një kampusi universitar modern, të konceptuar sipas standardeve bashkëkohore të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Mexhiti theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe për rolin që pritet të ketë në të ardhmen akademike të të rinjve shqiptarë. Ai u shpreh se, ky është një moment historik dhe një nga investimet më të mëdha të realizuara ndonjëherë në arsimin shqip në vend.

Sipas tij, kampusi i ri do ta shndërrojë Shkupin dhe veçanërisht Çairin në një qendër të rëndësishme universitare për shqiptarët. Mexhiti shtoi se investimet në arsim janë investimet që ndërtojnë të ardhmen e një kombi dhe se aty ku ndërtohen universitete ndërtohet edhe fuqia intelektuale e shoqërisë.

Ai theksoi se Universiteti “Nënë Tereza” pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik për brezat e ardhshëm.



Të ndryshme
Më shumë
Aliu: Kemi siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë17 October 2025
Ali Ahmeti bën thirrje për vaksinim masiv29 August 2021
Shoferi nga Maqedonia kapet me shpejtësi 252 km/h në autostradën Nish-Beograd27 September 2021