Nga Vendi
12 April 2026
Mbi 43 mijë qytetarë lënë vendin për Pashkë, fluks i lartë në kufij

Fundjavat e gjata festive vijojnë të shoqërohen me dalje masive të qytetarëve nga vendi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, mbi 43 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë udhëtuar jashtë për festat e Pashkëve, duke krijuar fluks të shtuar në pikat kryesore kufitare.

Më të ngarkuara kanë qenë Tabanovca, Bogorodica dhe Bllaca, ku është regjistruar numri më i madh i daljeve. Në Tabanovcë, brenda dy ditësh, vendin e kanë lënë mbi 16 mijë shtetas vendas, ndërsa në Bogorodicë mbi 10 mijë dhe në Bllacë mbi 10 mijë të tjerë.

Në të njëjtën kohë, është shënuar edhe hyrje e konsiderueshme e shtetasve të huaj, veçanërisht në Bllacë, ku mbi 17 mijë persona kanë hyrë në territorin e vendit.

Ndërkohë, qarkullimi më i ulët është evidentuar në Qafë Thanë, si dhe në pikat kufitare të Mexhitlisë dhe Dojranit, ku numri i udhëtarëve mbetet dukshëm më i vogël.

Institucionet kompetente apelojnë për kujdes dhe planifikim të udhëtimeve, duke theksuar, “qytetarët duhet të jenë të duruar dhe të monitorojnë situatën në pikat kufitare”, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata.



Të ndryshme
Më shumë
Rey Manaj pëson dëmtim të rëndë te Sivasspor, rrezikon ndeshjen e play-offit dhe mbylljen e sezonit16 March 2026
“Kam edhe një skenë intime”, Arjola Demiri pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër14 October 2021
Bullgaria nuk bën lëshime për Maqedoninë e Veriut, BE nuk dëshiron ndarje nga Shqipëria22 June 2021