Nga Vendi
13 April 2026
Çmimet online nuk përputhen me ato në markete, qytetarët denoncojnë dallime

Edhe pse tregtarët janë të detyruar të publikojnë çmimet e produkteve në internet, shumë qytetarë raportojnë mospërputhje mes çmimeve online dhe atyre në markete. Sipas tyre, çmimet në ueb-faqe shpesh janë më të ulëta, ndërsa në arkë paguhet më shumë.

Një qytetar u shpreh se “ndodh që çmimi në internet të mos përputhet me atë në market, diferenca është disa denarë”, ndërsa një tjetër theksoi se “çmimet që publikohen nuk janë të njëjtat, në markete janë më të larta dhe ndonjëherë paguajmë shumë më tepër”.

Megjithatë, disa qytetarë deklarojnë se vazhdojnë t’i kontrollojnë çmimet para blerjeve më të mëdha, ndërsa të tjerë kanë humbur besimin dhe nuk i verifikojnë më.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut bëhet e ditur se gjatë vitit 2025 janë kryer 4.340 inspektime dhe janë shqiptuar 75 gjoba në vlerë totale prej 60 mijë eurosh për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Publikimi i çmimeve online synon të rrisë transparencën dhe t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë ofertat, por në praktikë, sipas ankesave, kjo masë ende nuk po zbatohet në mënyrë të plotë.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Të infektuarit me Covid-19 mund të regjistrohen për raundin e dytë të votimit deri më 25 tetor21 October 2021
Katër të vdekur dhe 118 raste të reja në Maqedoni23 June 2020
Osmani: Retorika e Zaevit në kampanjën zgjedhore ishte e gabuar23 July 2020