Nga Rajoni
14 April 2026
Projektligji për Energjinë në Kosovë kalon në Komision, shoqërohet me debate

Komisioni për Ekonomi në Kosovë ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë me pesë vota pro, duke e avancuar atë drejt procedurave të mëtejshme parlamentare.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se ky projektligj ka për qëllim forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe harmonizimin e sektorit energjetik me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë shqyrtimit, deputetët e opozitës ngritën shqetësime lidhur me përqendrimin e kompetencave dhe mundësinë e dobësimit të rolit të rregullatorit në tregun energjetik.

Projektligji pritet të diskutohet në fazat e ardhshme në Kuvend, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të adresohen vërejtjet e ngritura gjatë debatit.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Shpallen konkurset për bursa për nxënësit dhe studentët në Maqedoni 4 August 2021
Revolta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës, bllokohen rrugët në Tiranë10 March 2022
Teuta Krasniqi nuk njeh moshë, e bukur si një 20 vjeçare13 September 2021