Nga Vendi
14 April 2026
Pas 50 vitesh, nis transformimi i madh i Çarshisë së Vjetër në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar nisjen e një projekti të rëndësishëm për rikonstruksionin dhe zhvillimin e Çarshia e Vjetër, duke e cilësuar atë si ndërhyrjen më të madhe të këtij lloji në më shumë se pesë dekada.

Sipas tij, projekti përfshin një investim prej rreth 29 milionë denarësh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1.567 metrash katrorë, duke përfshirë modernizimin e infrastrukturës nëntokësore me ujësjellës dhe kanalizim të ri, ndërtimin e rrjetit elektrik dhe instalimin e fibrës optike.

Mexhiti theksoi se ndërhyrja synon të ruajë identitetin autentik të zonës, përmes përdorimit të materialeve tradicionale dhe ndriçimit karakteristik, ndërsa shtoi, pas më shumë se 50 vjetësh, sot po nisim një projekt që i jep drejtim të ri Çarshisë së Vjetër.

Ai vlerësoi se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e aktivitetit në këtë zonë historike, duke e trajtuar atë si një tërësi funksionale urbane.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: VLEN po frikësohet nga mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski po tregon gatishmëri11 October 2025
Selakoviq: Themelet e Serbisë janë në Gazimestan28 June 2021
Fansat “kryqëzojnë” Melinda Ademin pasi bën TWERK para fëmijëve në koncert! 9 August 2021