Nga Vendi
17 April 2026
Aleanca për Shqiptarët akuzon për heqjen e gjuhës shqipe nga faqja e institucionit, kërkon reagim urgjent

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas, siç thotë ajo, heqjes së gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke e cilësuar këtë si shkelje të të drejtave të shqiptarëve në institucione.

Në reagim thuhet se “ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve”, ndërsa paralelisht ngrihen shqetësime edhe për largime nga puna, mungesë përfaqësimi dhe presione ndaj punonjësve shqiptarë në institucione.

Sipas Aleancës për Shqiptarët, shqetësues është edhe mosreagimi i përfaqësuesve shqiptarë në institucion, si dhe i koalicionit VLEN, i cili sipas tyre mban përgjegjësi politike për situatën e krijuar.

Partia kërkon rikthimin e menjëhershëm të gjuhës shqipe në faqen zyrtare, ndaljen e diskriminimit dhe transparencë të plotë për punësimet dhe largimet në institucion.

“Ne nuk do të lejojmë që të drejtat e shqiptarëve të shkelen dhe që gjuha shqipe të hiqet nga institucionet”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.



Të ndryshme
Më shumë
Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës30 July 2021
Nis asfaltimi i rrugës Çiflik – Dëbërcë, një ëndërr bëhet realitet 3 December 2025
Çairi nis nismën “Çairi në ritmin e shëndetit”, qytetarëve u afrohen shërbimet mjekësore16 July 2026