Nga Rajoni
17 April 2026
Arrestim për sulmin në Banjskë, i dyshuari ndalohet në Merdar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në sulmin në Banjskë, një ngjarje e cilësuar si kërcënim serioz për sigurinë dhe rendin kushtetues.

Sipas autoriteteve, i dyshuari me inicialet S.R. është ndaluar në pikën kufitare të Merdarit nga Policia e Kosovës, në kuadër të hetimeve për vepra penale të rënda që lidhen me sigurinë kombëtare.

Në njoftim thuhet se ndaj tij rëndojnë dyshime për përfshirje në aktivitete që cenojnë rendin kushtetues, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti mbetet në hetim, ndërsa institucionet e drejtësisë pritet të vijojnë me veprime të mëtejshme ligjore.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe paralajmëron tërheqje nga Kodi Zgjedhor nëse hiqet Qeveria teknike23 April 2026
“Të mora në telefon dhe nuk mu përgjigje”, Morena Taraku me fjalë prekëse për shokun e vdekur13 September 2021
Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni qenë të infektuar me COVID – 19 dhe e keni kaluar atë 1 September 2021