Nga Vendi
23 April 2026
Filipçe paralajmëron tërheqje nga Kodi Zgjedhor nëse hiqet Qeveria teknike

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia e tij mund të tërhiqet nga puna për Kodin Zgjedhor nëse qeveria vazhdon me shfuqizimin e Qeverisë teknike.

Ai theksoi se ndryshimet ligjore për heqjen e ashtuquajturës Qeveri e Përzhinës përbëjnë, sipas tij, një model autokratik të qeverisjes dhe një rrezik për proceset demokratike në vend.

Në një deklaratë publike, Filipçe u shpreh, Qeveria teknike është garancia e vetme për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke shtuar se në një situatë me ndikim të fortë politik mbi institucionet e drejtësisë dhe me paqartësi rreth përdorimit të të dhënave nga sistemi Safe City, këto ndryshime nuk duhet të ndodhin.

Ai paralajmëroi se nëse ligji për Qeverinë kalon procedurën parlamentare, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit do të tërhiqet nga grupi punues për Kodin Zgjedhor, i cili udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë.

Filipçe gjithashtu kërkoi që ligji të tërhiqet plotësisht, duke theksuar se Qeveria teknike duhet të mbetet si garanci për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, 600 mijë doza vaksinash priten deri në fund të javës25 June 2021
Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë në male, mes këngëve dhe valleve tradicionale!23 August 2021
Skandali me videot intime të Adrian Hilës - një javë me dëshmi, denoncime dhe reagime 6 October 2026