Nga Vendi
19 April 2026
Qeveria synon uljen e deficitit nën 3% dhe forcimin e ekonomisë

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka theksuar angazhimin e qeverisë për stabilitet fiskal gjatë një takimi me Bo Li në kuadër të Takimeve Pranverore të Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në Uashington.

Gjatë diskutimeve u vlerësua përkushtimi për konsolidimin fiskal dhe objektivi për uljen e deficitit buxhetor nën 3 për qind në afatmesëm. Ministrja u shpreh, prioritet mbetet ruajtja e stabilitetit të financave publike, paralelisht me mbështetjen e rritjes ekonomike përmes investimeve kapitale.

Ajo bëri të ditur se ekonomia ka shënuar rritje mbi 3 për qind gjatë vitit 2025, si rezultat i politikave të qëndrueshme ekonomike. Në takim u theksua edhe nevoja për krijimin e hapësirës fiskale për të përballuar situata krize, veçanërisht në kushtet e rritjes së çmimeve të energjisë si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Palët vlerësuan gjithashtu reformat në financat publike dhe mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt standardeve evropiane.



Të ndryshme
Më shumë
Oliver Varhelyi sot për vizitë zyrtare në Shkup29 September 2021
VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen nga mbeturinat 7 November 2025
Ak sident afër parkut të Çairit, ka të lënduar (FOTO)17 June 2021