Nga Rajoni
21 April 2026
Familjarët e Liridona Ademajt në pritje të aktgjykimit në Prishtinë për vrasjen e saj

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të shpallet sot aktgjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa në seancë janë të pranishëm edhe familjarët e saj, të cilët po presin vendimin e gjykatës.

Familjarët kanë mbërritur në ambientet e gjykatës duke shpresuar që, siç kanë theksuar më herët, drejtësia të vendoset për këtë rast të rëndë.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët pritet të mësojnë sot dënimin e tyre./KlanKosova

 



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: Kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike të kurbaneve19 July 2021
Maqedoni: Miratohen planet për hapjen e shkollave fillore dhe të mesme me prani fizike30 June 2021
Kolektivi Feminist paralajmëron protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mjaft me vrasjen e grave26 October 2026