Nga Rajoni
23 April 2026
Rama nga Athina dhe Delphi, takim me Mitsotakis dhe shqiptarët në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto-album nga vizita e tij në Athina dhe në Delphi, ku ka zhvilluar takime zyrtare dhe miqësore.

Gjatë vizitës, Rama është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, si dhe ka marrë pjesë në aktivitetet e Forumi Ekonomik i Delphi-t. Ai gjithashtu ka zhvilluar një takim me pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi, “Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e një dite të ngrohtë në Athinë e në Delphi, ku mbrëmja u mbyll përmes një rruge, ku u mblodhën si me magji plot shqiptarë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Vizita e tij është shoqëruar me takime të shumta diplomatike dhe komunitare.



Të ndryshme
Më shumë
Vogëlushja në foto, sot një nga këngëtaret më të përfolura të estradës30 September 2021
Dezinfektim në hyrje dhe në dalje të vendvotimit, s’mund të votohet pa maskë15 July 2020
Bisedimet Kosovë-Serbi, CNN zbardh detaje nga takimi në Uashington 2 September 2020