Sport
23 April 2026
FFK uron trajnerin Franco Foda për ditëlindje, vlerëson punën me Kombëtaren

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, feston sot ditëlindjen, ndërsa urimet për të nuk kanë munguar nga institucioni më i lartë i futbollit në vend.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka dedikuar një mesazh urimi trajnerit, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tij në drejtimin e ekipit kombëtar.

Urime ditëlindjen, trajner Foda, ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë fitore të tjera me Kosovën, faleminderit për përkushtimin dhe punën tuaj të palodhur, thuhet në mesazhin e FFK-së.

Foda ka marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës me synimin për të arritur rezultate pozitive dhe për të avancuar ekipin në arenën ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova “pushton” kërkimet në Turqi para finales vendimtare për Botërorin 202628 March 2026
Në Spitalin Gjinekologjik Çair mbillen pemë në Ditën e Tokës, mesazh për gjeneratat e ardhshme23 April 2026
“Gutnu qitni ju nasjen qa keni nermen”, menaxheri i Taynës thumbon Dafina Zeqirin24 August 2021