Nga Vendi
24 April 2026
Zhelina forcon bashkëpunimin ekonomik, kryetari Sejdiu priti ministrin Durmishi dhe vizituan bizneset lokale

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka pritur në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve lokale në këtë komunë.

Pas takimit, të dy zyrtarët zhvilluan një vizitë në disa kompani të njohura që operojnë në Zhelinë, përfshirë Kipper, Liberta dhe Luli Efendi, të cilat konsiderohen ndër bizneset më të suksesshme në tregun vendas. Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me aktivitetin, sfidat dhe kontributin e këtyre kompanive në ekonominë lokale.

Sipas kryetarit Sejdiu, këto vizita dëshmojnë përkushtimin institucional për të mbështetur bizneset vendore dhe për të krijuar kushte më të favorshme për punësim dhe zhvillim ekonomik në komunë.

“Vazhdojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ishte mesazhi i përcjellë nga autoritetet lokale pas takimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Sheshi Skënderbej jehon kuqezi, pamjet me dron nga protesta për ish-krerët e UÇK-së17 October 2025
Luiz Ejlli, fytyra e re e Lajthiza Premium Water10 July 2025
Presidentja Osmani takohet me Donald Trumpin: Miqësia dhe aleanca me ShBA-të mbetet boshti i pathyeshëm27 September 2025