Nga Vendi
24 April 2026
Konsulli i Kosovës në vizitë në Çashkë, bashkëpunim dhe mbështetje për nxënësit

Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, ka pritur në një takim zyrtar Konsullin e Përgjithshëm të Republika e Kosovës në Maqedonia e Veriut, Agim Krasniqi, së bashku me përfaqësues të administratës komunale dhe Kryetarin e Këshillit.

Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të komunës. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar edhe takime në terren, duke vizituar nxënësit në fshatrat Banjicë dhe Vranofc.

Ata kanë qëndruar në shkollën fillore “Dituria” në Banjicë dhe në shkollën “Liria” në Vranofc, ku janë pritur nga nxënësit dhe stafi arsimor. Gjatë vizitës janë shpërndarë abetare të unifikuara për nxënësit, me qëllim përmirësimin e kushteve për mësim dhe sigurimin e materialeve shtesë arsimore.

Kjo vizitë është vlerësuar si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe për mbështetjen konkrete të arsimit në këtë komunë.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Dhuna ndaj dy të rinjve kërkon përgjegjësi institucionale, Astrit Iseni të japë dorëheqje 9 October 2026
Bullgaria kthen mbi dy ton produkte të kosit nga Maqedonia22 September 2026
28 Viktima dhe 920 raste të reja me COVID – 19 7 September 2021