Nga Bota
24 April 2026
Zyrtarët amerikanë nisen drejt Pakistanit për negociata me Iranin

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka konfirmuar se i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë drejt Islamabad, në Pakistan, për të vijuar bisedimet me Iran.

Sipas BBC, delegacioni amerikan pritet të niset të shtunën në mëngjes për të zhvilluar negociata të reja në kryeqytetin pakistanez.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ishte parashikuar të vizitonte Islamabadin gjatë ditës së premte për të diskutuar propozimet mbi rifillimin e dialogut me Shtetet e Bashkuara, por pa një takim të planifikuar me negociatorët amerikanë.

Lëvizjet e fundit diplomatike shihen si përpjekje për të rihapur kanalet e komunikimit mes palëve dhe për të avancuar drejt një marrëveshjeje të mundshme.



Të ndryshme
Më shumë
Toshkovski: Solidariteti dhe bashkëpunimi institucional ishin kyç në përballimin e tragjedisë në Koçan14 March 2026
Bora Zemani në “Big Brother VIP Kosova 5”, zbardhen detajet13 October 2026
Digjen makineritë e ndërtimit të stadiumit, kryetari i Haraçinës: Projekti nuk ndalet30 September 2026