Nga Rajoni
16 September 2026
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në sytë e mediave botërore

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas Reuters, AP dhe Sky News, Thaçi u shpall fajtor, transmeton Telegrafi.

The Guardian dhe Euronews raportojnë se në të njëjtin proces, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim. Të katër ish-drejtuesit e UÇK-së i kanë mohuar akuzat. DW dhe BBC raportojnë për dënimet dhe zhvillimet pas aktgjykimit.

Vendimi shkaktoi reagime të forta në Kosovë. Ditë para aktgjykimit, mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, raportoi AFP.

Pas vendimit pati gjithashtu protesta dhe tensione në Prishtinë dhe pranë gjykatës në Hagë, sipas Reuters.

CNN raporton se Thaçi vazhdon të kundërshtojë akuzat, ndërsa vendimi i shkallës së parë mund të apelohet. Procesi ndaj tij dhe tre bashkëakuzuarve zgjati më shumë se tre vjet. 



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti takon Johannes Hahn, integrimi evropian mbetet prioritet strategjik26 February 2026
Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, Kosova shkon në zgjedhje25 September 2026
Hoxha: Do të jap dorëheqje nga pozita e ministrit nëse vazhdojmë qeverisjen me BDI-në 5 November 2021