Nga Vendi
25 April 2026
Osmani ngre pikëpyetje për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri

Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimi Demokratik për Integrim, ka ngritur dilema mbi legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve nga partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, duke vënë në dyshim përputhjen mes deklarimeve politike dhe veprimeve konkrete.

Sipas Osmanit, shqetësimet nuk janë të reja, por lidhen me një perceptim të vazhdueshëm që vjen edhe nga faktorë ndërkombëtarë. Ai thekson se shpesh shtrohet pyetja se si mund të pretendohet përfaqësimi i shqiptarëve kur, siç shprehet ai, “shqiptarët janë 100% pro-evropianë, ndërsa mbështeten politika që e bllokojnë rrugën drejt BE-së”.

Në reagimin e tij, Osmani përmend edhe çështjen e gjuhës shqipe, duke theksuar se krijohet një ambient ku ajo trajtohet si çështje dytësore dhe jo si e drejtë e barabartë. Po ashtu, ai ngre shqetësime për, siç thotë, zëvendësimin e mekanizmave realë mbrojtës me ligje të dobëta pa fuqi ekzekutive, si dhe për heshtjen përballë padrejtësive që prekin shqiptarët.

Në përfundim, Osmani thekson se problemi nuk qëndron tek deklaratat e rastit, por tek, siç e quan ai, kontradikta e përditshme mes asaj që pretendohet dhe asaj që realizohet në praktikë.



Të ndryshme
Më shumë
Ylli i Kombëtares, Nedim Bajrami, viziton Tetovën – Kasami: “Krenaria jonë, golashënuesi më i shpejtë i Evropianit”26 May 2025
Kungulli që thyen rekord, me peshë gati një mijë kilogramë27 September 2021
Pas mbërritjes në Shëngjin, afganët dalin të shijojnë plazhin30 August 2021