Nga Bota
26 April 2026
Sulm i armatosur në Darkën e Korrespondentëve në SHBA, i dyshuari veproi i vetëm

Një incident i rëndë sigurie u shënua gjatë White House Correspondents' Dinner në Washington Hilton, ku një person i armatosur tentoi të sulmonte pjesëmarrësit.

Sipas Associated Press, i dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance. Ai raportohet të jetë inxhinier mekanik me diplomë nga California Institute of Technology dhe dyshohet se kishte në shënjestër “anëtarë të administratës Trump”.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një person kalon kontrollin e sigurisë dhe më pas ndërhyjnë forcat e rendit. Donald Trump deklaroi se “ai është një person i sëmurë” dhe shtoi se i dyshuari “kishte armë të shumta”.

Kryetarja e bashkisë së Washington, Muriel Bowser, tha se “nuk kemi arsye të besojmë se persona të tjerë janë të përfshirë”, duke theksuar se deri tani duket se ai ka vepruar i vetëm.

Ndërkohë, prokurorja federale Jeanine Pirro konfirmoi se ndaj tij janë ngritur akuza për vepra penale që lidhen me armë zjarri dhe sulm.

Gjatë ndërhyrjes, një oficer policie u godit, por shpëtoi falë jelekut antiplumb. “Ai u godit nga afër me një armë shumë të fuqishme dhe jeleku bëri punën e tij”, deklaroi Trump.



Të ndryshme
Më shumë
OVL e UÇK’së i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Hapni ju arkivat për krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve17 June 2021
Katër të lënduar nga zjarri në Koçan kthehen për trajtim në vend, 11 ende në spitale të huaja16 May 2025
Hamza: Edhe 30 ditë deri te aktgjykimi në Hagë, presim drejtësi dhe kthimin e katërshes së UÇK-së16 August 2026