Nga Bota
26 April 2026
Kush është personi i dyshuar për incidentin gjatë darkës në Washington Hilton?

I dyshuari për incidentin e regjistruar gjatë White House Correspondents' Dinner në Washington Hilton është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance.

Sipas Associated Press, informacioni është konfirmuar nga dy zyrtarë të zbatimit të ligjit, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë në media.

Raportohet se ai është inxhinier mekanik me diplomë nga California Institute of Technology dhe më herët është përmendur në media amerikane si person që kishte deklaruar për CBS se kishte synuar të godiste anëtarë të administratës Trump.

Pamje dhe foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë lëvizjet e tij para ndërhyrjes së forcave të sigurisë, ndërsa Donald Trump ka shpërndarë materiale nga kamerat e sigurisë në platformën Truth Social.

Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e incidentit.



Të ndryshme
Më shumë
Ish-çifti shumë i njohur i “Për’puthen” rikthehen bashkë?! Kapen duke shkëmbyer komente romantike! 5 August 2021
Azir Aliu: Nevojitet ligj i ri për mbrojtje nga duhani, gjendja është alarmante13 January 2026
8 prej 18 kandidatëve të BDI-së, kryetarë aktualë të komunave 4 September 2021