Nga Rajoni
18 April 2026
Konjufca në forumin diplomatik në Antalia, theksohet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në edicionin e radhës të Antalya Diplomacy Forum, ku u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi, i organizuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, mblodhi përfaqësues të lartë diplomatikë të rajonit për të diskutuar sfidat aktuale dhe zhvillimet gjeopolitike.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur zhvillimet globale kërkojnë qasje të përbashkët dhe angazhim më të madh diplomatik.

Sipas Konjufcës, në takim u ritheksua edhe përkushtimi i Turqisë për të mbështetur vendet e rajonit dhe për të qenë një partner aktiv në proceset e bashkëpunimit dhe stabilitetit.

Forumi në Antalia vijon të konsiderohet si një platformë kyçe për dialog diplomatik dhe për afrimin e qëndrimeve mes vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë.



Të ndryshme
Më shumë
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999 7 July 2021
Gjykata Themelore e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it24 November 2025
Kush i ha këto çokollata për ditë rrezikohet nga kanceri në veshka e mëlçi26 August 2021