Kuriozitete
22 June 2020
Kinë, testohet treni me shpejtësi prej 600 km/h

Treni që arrin shpejtësinë maksimale prej 600 km/h kreu me sukses udhëtimin e parë testues në një hekurudhë në Shangai të dielën. Zhvillimi i një sistemi transporti hekurudhor me shpejtësi të lartë është një prej prioriteteve të Kinës.

Pas 4 vitesh punë, treni arriti të përfundojë me sukses udhëtimin e parë. Në ndërtimin e tij janë përfshirë ekspertë inxhinierë dhe shkencëtarë nga 30 ndërmarrje të ndryshme, universitete dhe institute kërkimore. Projekti për ndërtimin e këtij treni ka nisur në vitin 2016 dhe pritet që prodhimi në seri i trenit të nisë në fund të këtij viti.

Treni me shpejtësi 600 km/h mendohet se do të mbushë hapësirën mes trenave të shpejtë dhe transportit ajror, për të lejuar udhëtimet në distanca të gjata me më pak kosto për personat e shtresave të ndryshme shoqërore.



Të ndryshme
Më shumë
Hungarezi ndalohet në pikën kufitare Tabanoc, iu gjet drogë në automjet21 May 2025
Dy të lënduar në aksidentin e rëndë para Parlamentit10 September 2020
Edhe në Gostivar u protestua kundër digjitalizimit të librave15 May 2021