Nga Vendi
17 June 2026
11 persona të arrestuar në Shkup për drogë, mes tyre një i mitur

Njëmbëdhjetë persona janë privuar nga liria në Shkup pasi te ta është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë ditëve 16 dhe 17 qershor 2026, në lokacione të ndryshme të kryeqytetit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar E.R. (21), A.J. (37), M.N. (29), M.R. (23), R.S. (44) dhe I.O. (24), të gjithë nga Shkupi, A.B. (19) nga fshati Sopishtë, A.B. (43), R.Sh. (48) dhe A.N. (42), të gjithë nga fshati Katllanovë, si dhe K.A. (41) nga fshati Çellopek i rrethinës së Tetovës.

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve të kryera te personat e ndaluar janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë, si dhe marihuanë.

Tutje në njoftim thuhet se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave të përfshirë do të ngrihen parashtresa përkatëse penale.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti i UEFA, Ceferin: 80% të kampionateve kompletohen15 May 2020
ShBA: Pasagjer në fluturim riatdhesimi del pozitiv me hantavirus11 May 2026
Arjola Demirit i del gjoksi jashtë bikineve në Big Brother25 October 2021